Ndërlidhjet

BAGDAD


Policia në Irak tha se nga shpërthimet e sotme janë vrarë të paktën 7 veta. Pesë janë vrarë kur vetura me të cilën po udhëtonin ka shkelur në një minë, afër zyrave të Partisë Islamike të Irakut, në Kalis. Kurse të paktën 2 policë e kanë humbur jetën si pasojë e dy shpërthimeve të tjera në kryeqytet. Ministria e Brendshme ka njoftuar gjithashtu se rreth 35 kilometra në lindje të Tikritit, sot në mëngjes, janë rrëmbyer tre irakianë, në mesin e të cilëve edhe një polic.
XS
SM
MD
LG