Ndërlidhjet

MOSKË


Ish-ministri rus i Energjisë Bërthamore, Yevgeny Adamov, i akuzuar për mashtrim, në Shtetet e Bashkuara dhe në Rusi, ka arritur sot në Moskë, pas ekstradimit nga Zvicra.
Agjencitë ruse të lajmeve kanë bërë të ditur se Adamovi është dërguar në një qendër paraburgimi, ku do të mbahet derisa të fillojë procesi gjyqësor.
Ai akuzohet se e ka përdorur pozitën e ministrit për përvetësimin e rreth 17 milionë dollarëve që Shtetet e Bashkuara i kanë akorduar për përmirësimin e sigurisë në ndërtesat bërthamore të Rusisë.
XS
SM
MD
LG