Ndërlidhjet

KS sërish debatoi për Kosovën


Këshilli i Sigurimit mbrëmë vonë diskutoi për Kosovën. Raportohet se përsëri janë paraqitur dallime të mëdha lidhur me shpalljen e Deklaratës së pavarësisë nga Kosova.

Ambasadori italian në Kombet e Bashkuara, Marcelo Spatafora, tha se nën kushtet unike që u zhvillua në Kosovë, plani i Ahtisaarit për pavarësi të mbikëqyrur ishte i vetmi opsion i mundshëm.

"Pavarësia e Kosovës sot është fakt. Është realitet i ri, me të cilin ne duhet të ballafaqohemi dhe ta njohim", tha Spatafora.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, kërkoi nga Këshilli i Sigurimit që të anulohet Deklarata e Pavarësisë së Kosovës.

"Shteti serb ka lindur në Kosovë, e cila paraqet pjesën qendrore të identitetit tonë. Ky akt i shpalljes e anulon të drejtën ndërkombëtare dhe paraqet padrejtësi", tha Boris Tadiq.
XS
SM
MD
LG