Ndërlidhjet

Hiqen vizat Shqipëri-Maqedoni


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha dhe ai i Maqedonisë, Miloshovski, nënshkruan sot paradite, në Tiranë, marrëveshjen për regjimin e ri të vizave mes dy vendeve.

Marrëveshja parashikon heqjen e vizave, si dhe të taksës hyrëse në kufi. Nënshkrimit të marrëveshjes i paraprijnë bisedimet dypalëshe mes kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe atij të Maqedonisë, Gruevski.

Në fillim të këtij viti, Ministria e Jashtme e Maqedonisë kërkoi që shqiptarët të pajiseshin me viza në Ambasadën maqedonase, por ky vendim ngjalli reagime të ashpra.
XS
SM
MD
LG