Ndërlidhjet

KFOR-i mbyll dy pika kufitare


Trupat e KFOR-it kanë mbyllur dy pika kufitare me Serbinë dhe kanë rritur praninë në pjesën veriore të Kosovës.

Masat u morrën pas djegjes nga serbët të dy pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Trupat e NATO-s morrën kontrollin pasi evakuuan policët nga vendi i ngjarjes.

"Çdo lloj dhune është plotësisht e papranueshme dhe nuk do të lejohet. Pres që gjithë qytetarët e Kosovës të tregohen të matur, të qetë dhe të respektojnë UNMIK-un e KFOR-in, që do vazhdojnë të sigurojnë mjedis të sigurtë në gjithë Kosovën", tha shefi i UNMIK-ut, Johacim Rycker.

Zëdhënësi i KFOR-it, Bertrand Bonneautha se "70 automjete, përfshi 10 autobusa kanë kaluar kufirin dhe kanë hyrë në Kosovë" në kohën e sulmit kundër pikave kufitare.

Kreu i komunës së Zubin Potokut, në veri të Kosovës, Sllavisha Ristiç tha se protesta ishte në përgjigje të thashethemeve se zyrtarë shqiptarë të doganave do vendoseshin në pikat e kontrollit.

"Nuk mund të lejojmë që të na imponohen institucionet e një vendi që nuk ekziston", tha Ristiç.
Ai ka shtuar se "nuk kanë asgjë kundër KFOR-it".
XS
SM
MD
LG