Ndërlidhjet

BERLIN


Afro 500 iranianë që jetojnë në Gjermani demonstruan sot për të treguar solidaritet me të goditurit e tërmetit në Bam të Iranit dhe për të kundërshtuar regjimin në Teheran. Ky grup i protestuesve ka kërkuar nga agjencitë humanitare ndërkombëtare që të sigurohen se "ndihmat po arrijnë te viktimat" e jo te keqpërdoruesit eventualë.
Policia nuk lejoi që protestuesit ti afrohen ambasadës amerikane, që ishte e mbrojtur me masa të shtuara të sigurisë, për shkak të frikës nga aktet terroriste, informon agjencia FP.
XS
SM
MD
LG