Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarë qeveriatë të Shteteve të Bashkuara kanë përgënjeshtruar përfshirjen në planet për një vizitë private amerikane në kompleksin bërthamor në Korenë Veriore, gjatë javës së ardhshme. Më herët gjatë ditës zyrtarë të Koresë Jugore kishin thënë se Pheniani ishte pajtuar që të lejoj që një delegacion i Shteteve të Bashkuara ti vizitoj kapacitetet bërthamore të Koresë Veriore. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Claire Buchan ka thënë se administrata beson se "çështja bërthamore e Koresë Veriore duhet të diskutohet në bisedimet gjashtë palëshe". Pos Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore, në këto bisedime gjashtë palëshe ishin të përfshira edhe Kina, Korea Jugore, Japonia dhe Rusia.
XS
SM
MD
LG