Zyrtari i unionit Serbi – Mali i Zi për bashkëpunim me tribunalin e Hagës, Goran Svilanoviq i ka përgënjeshtruar sot informacionet e shtypit beogradas se të akuzuarit nga Gjykata e Hagës për krime lufte, Nebojsha Pavkoviq, Vlladimir Llazareviq dhe Sreten Llukiq do të gjykohen në një gjyq special në Beograd. Pos këtyre gjeneralëve të policisë dhe ushtrisë serbe, në tetorit të vitit të kaluar, Tribunali i Hagës ka ngritur akuzë për krime të luftës në Kosovë edhe kundër gjeneralit të policisë, Vllastimir Gjorgjeviq.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.