Një letër-bombë e dërguar sot nga Italia, shpërtheu në flakë në zyrën e deputetit britanik të parlamentit evropian, Gary Titley. Një zëdhënësi i tij ka thënë se ky shpërthim në zyrën e zoti Titley në Mançester, kaloi pa pasoja. Më herët gjatë ditës në Bruksel, prej katër letrave – bomba që ishin dërguar në Parlamentin Evropian, shpërtheu vetëm njëra dhe askush nuk ka pësuar lëndime, ka thënë sot zëdhënësi David Harley. Gjatë muajit të fundit një sërë e letrave–bombë u ishin dërguar zyrtarëve evropianë. Hetuesit po analizojnë mundësinë që këto letra të jenë dërguar nga ana e anarkistëve italianë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.