Ndërlidhjet

PALM BEACH/FLORIDË


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush pritet javën e ardhshme të mbajë një fjalim rreth programit amerikan të gjithësisë.
Zëdhënësi i tij Scot McClellan tha se deklarata e Bushit do të jetë rezultat i hetimeve që presidenti i urdhëroi pas shkatërrimit të anijes kozmike Columbia verën e kaluar.
Zyrtarë anonimë të administratës thanë se Bushi do t'i bëjë publike planet për dërgimin e njeriut në Hënë dhe vendosjes së një baze të përhershme atje.
Herën e fundit, amerikanët shkelën në Hënë në dhjetor të vitit 1972.
XS
SM
MD
LG