Ndërlidhjet

UASHINGTON


Qeveria amerikane e ka zbritur nivelin e gatishmërisë duke sinjalizuar se faza e kërcënimeve urgjente është tejkaluar.
Njoftimin e bëri publik sekretari për Sigurinë e Brendshme Tom Ridge.
"Sot, duke u bazuar në shqyrtimin e kujdesshëm të inteligjencës që disponojmë, e kemi zbritur nivelin e kërcënimeve në shkallën e 'verdhë'. Ende jemi të shqetësuar nga kërcënimet e vazhdueshme, por rrethanat që na diktonin gatishmërinë, kanë ndryshuar", tha Ridge.
Niveli i gatishmërisë u rrit në 21 Dhjetor, në prag të festave.
Tom Ridge tha se megjithate, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbajnë shkallën e lartë të sigurisë në trafikun ajror.
XS
SM
MD
LG