Ndërlidhjet

BAGDAD


Autoritetet e Irakut sot kanë shprehur befasi lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara që, ish liderin e përmbysur të Irakut, Saddam Hussein zyrtarisht ta cilësojnë si të burgosur të luftës. Dara Nor al-Din, anëtar i Këshillit qeverisës të Irakut dhe ish gjyqtar, ka thënë se "Saddam Husseini ende konsiderohet kriminel dhe se ai do të gjykohet mbi këtë bazë". Mbrëmë, zëdhënësi i Pentagonit, Michael Shaver tha se Saddam Husseinit i është dhënë statusi i të burgosurit të luftës për arsye se ai ishte "lider i forcave ushtarake të regjimit të vjetër".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG