Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtarët amerikanë kanë qëlluar dhe kanë vrarë dy policë irakianë në Kirkuk, pasi gabimisht kanë menduar se ata ishin sulmues, ka thënë sot zëdhënësja e ushtrisë amerikane, Josslyn Abierle.
Ajo mëtutje ka shpjeguar se ushtarët ishin dërguar në vendin e ngjarjes për shkak të raporteve se dy familje irakiane po luftonin njëra kundër tjetrës. Me të arritur në vendin e ngjarjes dy persona të armatosur ishin përpjekur për tu larguar. Pas të shtënave paralajmëruese, personat e armatosur kishin vazhduar të largoheshin, ndërsa pas pak çastesh ishin qëlluar nga ushtarët amerikanë. Më vonë ishte bërë e qartë se ata kishin qenë policë irakianë.
XS
SM
MD
LG