Ndërlidhjet

BAGDAD


Autoritetet e Irakut sot kanë shprehur befasi lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara që, ish liderin e përmbysur të Irakut, Saddam Hussein zyrtarisht ta cilësojnë si të burgosur të luftës. Dara Nor al-Din, anëtar i Këshillit qeverisës të Irakut dhe ish gjyqtar, ka thënë se "Saddam Husseini ende konsiderohet kriminel dhe se ai do të gjykohet mbi këtë bazë".
Mbrëmë, zëdhënësi i Pentagonit, Michael Shaver tha se Saddam Husseinit i është dhënë statusi i të burgosurit të luftës për arsye se ai ishte "lider i forcave ushtarake të regjimit të vjetër".
XS
SM
MD
LG