Ndërlidhjet

SARAJEVË


Misioni paqeruajtës Sfor, që udhëhiqet nga Natoja, ka bërë të ditur se sot është në kërkim për një serb të Bosnjës të akuzuar për krime të luftës. Është thënë se ky person, mund të jetë i lënduar dhe se ka nevojë për ndihmë mjekësore. Operacioni filloi herët në mëngjes në vendin Pale, 15 kilometra në juglindje të Sarajevës. Afro 80 pjesëtarë të Sforit kanë filluar kërkimin nëpër institucione mjekësore në Pale. Një postbllok është ngritur edhe afër shtëpisë familjare të të akuzuarit për krime të luftës, Radovan Karaxhiq, ish lider serb i Bosnjës.
Duke folur për këtë operacion, zëdhënësi i Sforit, Deave Sullivan tha:
- Për shkaqe të sigurisë operacionale Sfori nuk mund të publikoj detaje të tjera lidhur me këtë operacion në këtë moment.
XS
SM
MD
LG