Ndërlidhjet

STOKHOLM


Drejtësia suedeze ka ngritur edhe zyrtarisht akuzën ndaj Mihajllo Mihajllovicit, si autor i vrasjes së Ministres së Jashtme të Suedisë, Ana Lindh, në shtator të vitit 2003.
Mihajllovic, 25 vjec, qytetar suedez me origjinë serbe, ka pranuar vrasjen përmes avokatit të tij.
Leif Jenekviest, drejtues i hetimeve të vrasjes së Lindh ka deklaruar:
"Ana Lindh dhe shoqja e saj shkuan në dyqan thuajse në të njëjtën kohë me Mihajllovicin. Ai ishte në katin e sipërm dhe ka mundur t'i ndjekë lëvizjet e tyre. Të mërkurën në gjyq do të shfaqim dhe një xhirim të rrethanave të vrasjes", tha hetuesi i cështjes Lindh.
XS
SM
MD
LG