Ndërlidhjet

MEKSIKO


Presidenti amerikan, George Bush, ka deklaruar se nuk do të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara zyrtarët të cilët në vendet e tyre janë të përfshirë në korrupsion.
Këtë, Bush e ka bërë të ditur, në takimin e 34 vendeve të kontinentit amerikan, që po zhvillohet në Meksikë.
Në fjalën e tij të hapjes presidenti amerikan kë kërkuar edhe kalimin e Kubës në demokraci.
"Dhe përmes shembullit të demokracisë sonë, ne duhet të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin heroik të Kubës, i cili për gati gjysmë shekulli ka përjetuar tiraninë dhe shtypjen. Diktaturat nuk kanë vend në kontinentin amerikan", tha Bush.
XS
SM
MD
LG