Në Meksikë përfundoi samiti i 34 vendeve amerikane, me koncesionet që presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush u bëri fqinjve Meksikës dhe Kanadasë.
Bush tha se Kanadasë do t'i mundësohet të marrë pjesë në raundin e dytë të procesit të rindërtimit të Irakut, ndërsa presidenti i Meksikës Vincente Fox e përshëndeti propozimin e presidentit Bush për reformat, me të cilat shumë punëtorëve ilegalë meksikanë do tu mundësohet të vazhdojnë punën në Shtetet e Bashkuara.