Ndërlidhjet

TIRANË


Nuk është arritur të diskutohet nga deputetët shqiptarë ngjarja e datës 9 janar, ku humbën jetën 21 persona në detin Jon. Seanca e jashtëzakonshme kuvendore, e cila filloi sot paradite është ndërprerë
disa herë nga deputetët e opozitës, të cilën bënë të ditur se disa zona të Shqipërisë nuk kanë energji elektrike.
Deputetët e opozitës kërkuan ndërprejen e diskutimeve mbi ngjarjen e ndodhur në detin Jon, deri në një verifikim të plotë, nëse energjia shkon në qytetet dhe fshatrat e tjera, për të bërë të mundur ndjekjen e seancës së jashtëzakonshme të kuvendit nga të gjithë shqiptarët.
Kërkesën e bëri kryetari i partisë demokratike Sali Berisha, që sipas ndërprejja e energjisë bëhet me qëllim terrin informativ.
Kryeministri Nano, tha se opozita po e shfrytëzon këtë ngjarje për qëllime politike dhe pranoi përfshirjen e personave në strukturat e
policisë në këtë ngjarje.
Nano rikonfirmoi edhe një herë se do të ngrihet një grup hetimor për ngjarjen dhe se viti 2004 do të jetë viti i luftës ndaj krimit të
organizuar, trafiqeve dhe zhvillimit të vendit.
XS
SM
MD
LG