Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Schefer, sot gjendet në Kosovë ku është pritur nga komandanti i trupave të KFOR-it. Schefer me të mbërritur në aeroportin e Prishtinës ka deklaruar se se është në Kosovë që të dëshmojë përkushtimin e tij personal dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Aleancës për forcat e veta dhe qytetarët e Kosovës.
Shefi i NATO-s lidhur me standardet ka thënë se ato së pari janë përgjegjësi e drejtuesve dhe qytetarëve të Kosovës.
Dje Schefer ka vizituar dhe Bosnjën, në të parën vizitë zyrtare që nga marrja e këtij misioni, afro 10 ditë më parë.
XS
SM
MD
LG