Shefi i UNMIK-ut Harri Holkeri, ka deklaruar sot në Graçanicë pas bisedimeve me Peshkopin Artemije, se për koalicionin "Kthimi" janë të hapura dyert e të gjitha grupeve punuese për zbatimin e standardeve.
Holkeri ka shtuar se në Kosovë nuk ka ardhur koha që shqiptarëve ose serbëve t'u thotë se çfarë duhet të bëjnë, por t'u ndihmojë që të pajtohen.
Holkeri ka vënë në pah se procesi i jetësimit të standardeve po ecën në drejtim më të mirë.
Peshkopi Artemije nga ana e vet ka thënë se "Holkeri është në Kosovë për të evituar dhunën në përgjithësi, por edhe dhunën ndaj serbëve".