Ndërlidhjet

UASHINGTON


Administratori i Shteteve të Bashkuara për Irakun Paul Bremer, do të qëndrojë sot në Uashington, për të biseduar me presidentin amerikan George Bush.
Vizita vjen në një kohë kur administrata amerikane në Irak, përballet me kundërshtime në planin e trasferimit të pushtetit tek qeveria e përkohshme.
Ndërkohë, dhjetëra- mijëra njerëz kanë demonstruar dje në Basra, duke kërkuar që qeveria e përkohshme të dalë nga zgjedhjet e drejtëpërdrejta.
Ndërkaq, komandanti i forcave amerikane në Irak, gjeneral-lejtënat Ricardo Sanchez, ka thënë sot në Bagdat se "koalicioni është duke punuar që të lirojë sa më shpejt nga arresti, shumë militantë të dyshuar, nëse ata do të kenë mundësi të gjejnë garantues brenda komunitetit.
"Garantuesit duhet të vijnë të vërtetojnë se ai person ka hequr dorë nga dhuna dhe tani përgjegjësia e tij do të sigurojë nëse ai person është i përfshirë në ndonjë aktivitet ilegal. Garantuesi, ka përgjegjësi për të raportuar tek forcat e koalicionit. Ne e kemi bërë këtë përgjegjësi legale", tha ai.
Komandanti Sanchez po ashtu ka paralajmëruar kryengritësit që t'i lënë armët, përndryshe do të arrestohen ose do të vriten.
XS
SM
MD
LG