Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit Ariel Sharon, e ka përkrahur ambasadorin e tij në Suedi për dëmtimin e një punimi artistik, për të cilin Sharon tha se ka qenë "antisemitik". Ambasadori Zvi Masel u dëbua nga Muzeu i Stokholmit të premten, pasi e vandalizoi ekspozitën e një artisti izraelit, i cili e kishte pikturuar një sulmues vetëvrasës palestinez. Masel tha se punimi ishte "thirrje për gjenocid", ndërsa kryeministri Sharon tha se "e gjithë qeveria" qëndron pas ambasadorit izraelit, nga i cili ministria e Jashtme e Suedisë ka kërkuar sqarim për rastin.
XS
SM
MD
LG