Ndërlidhjet

KABUL


Presidenti afgan Hamid Karzai, nënshkroi sot një dekret me të cilin urdhëron lirimin e një numri të konsiderueshëm të ish luftëtarëve taliban. Në dekret urdhërohet që, "të gjithë afganët, të cilët nuk janë të rrezikshëm e që tani mbahen në burgun Sheberghan në veri të vendit të lirohen menjëherë". Zëdhënësi i presidentit Karzai, Javid Luddin, ka thënë se "nuk dihet numri i të burgosurve që janë liruar, mirpo sipas disa burimeve lokale në burgun e Sheberghanit janë mbajtur rreth 400 afgan-ish luftëtarë talibanez.
XS
SM
MD
LG