Ndërlidhjet

BERLIN


Autoritetet gjermane kanë arrestuar një 86 vjeçar, nën dyshimin se ka marrë pjesë në masakrimin e civilëve, si udhëheqës i Njësisë Speciale Naziste në Sllovaki më 1945. Kjo njësi, akuzohet për masakrimin e 146 civilëve, në mesin e të cilëve edhe 51 fëmijë, gjatë raprizaleve në muajt e fundit të luftës. Në vitin 1962, gjykata Çeko-Slovake, shpalli fajtorë të dyshuarin e kësaj masakre dhe disa vrasës të tjerë. 86 vjeçari, i identifikuar me emrin Ladislav N, është arrestuar të premtën në shtëpinë e tij në Munich.
XS
SM
MD
LG