Ndërlidhjet

BAGDAD


Tre ushtarë amerikanë janë vrarë në afërsi të qytetit irakien Baquba nga një sulm me mortaja.
Në Fallujah, policia njoftoi se tre gra irakiene që punonin për forcat e koalicionit dhe shoferi i automjetit me të cilin udhëtonin, janë vrarë nga sulmues të panjohur.
Në Madrid, ministria e Mbrojtjes tha se një oficer spanjol është plagosur rëndë gjatë një bastisje në Irak.
Në Uashington, zëvendës presidenti amerikan Dick Cheney tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë hequr dorë nga kërkimi i armëve për shkatërrim në masë në Irak.
Cheney i bëri këto komente në prag të vizitës në 5 vende evropiane, të cilat pritet t'i inkurajojë për t'u angazhuar në rindërtimin e Irakut.
XS
SM
MD
LG