Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se së shpejti do të vendosë nëse do të dërgojë një ekip në Irak për të vlerësuar mundësitë e mbajtjes së zgjedhjeve të drejpërdrejta.
Ndërkohë, administrata e presidentit amerikan George Bush e shperhu dëshirën që vendimi i Kombeve të Bashkuara të merret sa më shpejtë.
Thirrje për zgjedhje të drejtpërdrejta sot bëri Anëtari i Këshillit Qeverisës të Irakut Ahmad Chalabi, duke thënë se zgjedhjet e parakohshme janë të mundshme, dhe mund të organizohen shpejtë.
Ndërkohë, kleriku shiit Ayatollah Ali al-Sistani, sot u bëri thirrje protestuesve t'i ndërpresin demonstratat, në të cilat ata kërkojnë zgjedhje të drejpërdrejta.
Sistani tha se protestat duhet të ndalen derisa Kombet e Bashkuara të vendosin nëse do t'i dërgojnë ekipet e tyre në Irak.
Shtetet e Bashkuara preferojnë zgjedhje indirekte përmes sistemit të këshillave zgjedhorë.
XS
SM
MD
LG