Ndërlidhjet

UASHINGTON


Gjatë fushatës së tyre intensive për nominim presidencial, kandidatët demokratë gjatë ditës së sotme kanë theksuar çështjen e mosgjetjes së armatimit për shkatërrim masiv në Irak. Senatori John Kerry ka thënë se për këtë çështje përgjegjës duhet të konsiderohen presidenti Bush dhe zëvendës presidenti Cheney. Kandidati tjetër Wesley Clark tha se administrata ka bërë politikë me informacionet e agjencive të zbulimit, ndërsa Jozef Lieberman ka kërkuar hetime të plota lidhur me këtë çështje.
XS
SM
MD
LG