Ndërlidhjet

PARIS


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan e shfaqi gatishmërinë për dërgimin e një misioni në Irak, që do të vlerësonte mundësitë e mbajtjes së zgjedhjeve deri në qershor.
Kleriku shiit Ayatollah Ali al-Sistani ka kërkuar zgjedhje të drejtpërdrejta, por zyrtarët amerikanë, të cilët duan ta bartin pushtetin tek irakienët deri në 30 qershor, thonë se nuk ka kohë të mjaftueshme për organizimin e zgjedhjeve.
Në komunikatën e lëshuar në Paris, Annan tha se beson që "Kombet e Bashkuara mund të luajnë rol konstruktiv në tejkalimin e kontestit aktual".
XS
SM
MD
LG