Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut Harri Holkeri e mirëpriti gatishmërinë e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore për të ndihmuar Kosovën në përmbushjen e standardeve dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik me vendet e rajonit.
“Përshëndes ofertën e Paktit të Stabilitetit për implementimin e standardeve dhe bashkëpunimin ekonomik rajonal nga i cili do të përfitojnë qytetarët e Kosovës”, tha Holkeri pas takimit me koordinatorin e Paktit Erhardt Busek.
Busek u takua edhe me kryeministrin Bajram Rexhepi.
"Pakti i Stabilitetit do ta ndihmojë Kosovën në përmbushjen e standardeve të përcaktuara nga bashkësia ndërkombëtare", tha Busek.
Kryeministri Rexhepi ndërkaq tha se Pakti i Stabilitetit është shumë i angazhuar në rajon për krijimit e raporteve edhe më të mira në aspektin politik, të infrastrukturës, demokratizimit etj.
XS
SM
MD
LG