Ndërlidhjet

JERUSALEM


Nga shpërthimi i sotëm në një autobus, në afërsi të rezidencës zyrtare të kryeministrit të Izraelit, Ariel Sharon, së paku 10 persona kanë vdekur e shumë të jerë janë plagosur, ka kumtuar policia.
Lidhur me këtë sulm, zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Izraelit, Jonathan Peled ka thënë:
- Është shumë e qartë se palestinezët nuk janë të aftë dhe nuk kanë gatishmëri për ta luftuar terrorizmin, prandaj ne do të vazhdojmë ndërtimin e murit tonë dhe do të vazhdojmë ta mbrojmë vetveten pasi asnjë qytet, asnjë vend, asnjë popull nuk mund të vazhdoj ta pranoj këtë lloj të mizorisë në autobusat tonë në qendër të qytetit.
Lidhur me incidentin e fundit në Jerusalem, u prononcua edhe zyrtari i lartë palestinez, Ghassan Khatib:
- Mendoj se shkallëzimi i Izraelit, që përfshinë vrasjen e palestinezëve dhe poashtu konfiskimin e tokës dhe ngritjen e murit ndarës, po e krijojnë një atmosferë që, në përgjithësi, e inkurajon dhunën.
XS
SM
MD
LG