Ndërlidhjet

TIRANË


Shqipëria ka ndaluar importin e mishit të pulave nga shtetet aziatike për shkak të gripit të shpezëve që ka shkaktuar edhe vdekjen e së paku 10 personave në Tajlandë dhe në Vietnam. Autoritetet në Tiranë kanë thënë se me urdhër të ministrisë së bujqësisë është ndaluar importi i të gjitha kategorive të mishit të shpezëve nga Azia. Nga Tirana bëhet e ditur se kjo masë është ndërmarrë për parandalim eventual pasi Shqipëria zakonisht nuk importon mish të pulave nga Azia.
XS
SM
MD
LG