Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

TEHERAN


Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, Hamid Reza Asefi deklaroi sot se nuk ka plane që një delegacion i kongresit të Shteteve të Bashkuara ta vizitoj Teheranin gjatë muajit të ardhshëm. Disa senatorë amerikanë kanë thënë se një vizitë e tillë do të ishte një hap drejt përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Duke folur mbrëmë vonë për këtë çështje në Uashington, zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Richard Boucher tha:
- Në përgjithshësi, ne gjithmonë kemi inkurajuar shkëmbimet...shkëmbimet e drejtëpërdrejta të njerëzve me iranianët, me Iranin. Ne sinqerisht kemi inkurajuar udhëtimet e anëtarëve të kongresit në përgjithësi.
XS
SM
MD
LG