Ndërlidhjet

PEKIN


Organizata e Shëndetësisë e Kombeve të Bashkuara e ka ftuar Kinën që sa më shpejtë të eliminojë pulat e infektuara me gripin e shpezëve, me qëllim të ndalimit të përpahjës së kësaj epidemie tek njerzit. Ndërkohë, zyrtarë kinez të shëndetësisë kanë njoftuar edhe për pesë raste të reja të sëmundjës së gripit të shpezëve, të paraqitura gjatë dy ditëve të fundit, duke e çuar kështu në 14 numrin e të infektuarve. Ndërkohë, përfaqsuesi i organizatës për ushqim të Kombeve të Bashkuara, He Changchiu dhe udhëheqësi i organizatës botërore të Shëndetsisë për Tajlandë,Bjorn Melgaard, kanë mbajur sot në Bangok një takim me gazetarë, meqë rast kanë alarmuar për rrezikun që po sjell kjo epidemi." Gripi i shpezëve mbetet një kërcënim serioz i shëndetit të njerëzve dhe kafshëve, epidemi kjo e cila vazhdon të përhapet. Paraqitja e rasteve të reja të infektimit në Tajlandë, Kinë dhe Vietnam, tregon se epidemia është larg vënies nën kontroll", ka thënë përfaqsuesi i i organizatës për ushqim të Kombeve të Bashkuara, He Changchiu. Ndërkaq, udhëheqësi i organizatës botërore të Shëndetsisë për Tajlandë,Bjorn Melgaard, ka thënë "kërcënimi për shëndetin njerëzor në Azi dhe Tajlandë, vazhdon të jetë mjaft i serioz.Qeveria tajlandeze, si dhe qeveritë tjera, ende nuk kanë arritur të sigurojnë masat mbrojtëse të shëndetit", ka thënë Bjorn Melgaard. Ndërkohë bëhet e ditur se sot në Tajlandë nga kjo epidemi, ka vdekur edhe personi i tretë.
XS
SM
MD
LG