Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik Tony Blair ka ftuar për hetimin e informatave të shërbimeve të intelegjencës rreth armëve të shkatrrimit në masë, me të cilat Londra e ka arsyetuar luftën në Irak. Blair, duke folur në parlament për raportin e inspektorit amerikan David Kay, sipas të cilit Sadam Hyseini me gjasë nuk kishte armë të tilla, ka thënë se duhen hetime tjera " Mendojë se është e drejtë që pas asaj që David Kay ka thënë, ne do të duhet të kemi edhe një rishikim të informacioneve që i kemi marrë përkatësisht të faktit nëse ato kanë qenë të sakta ose jo, ka thënë kryeministri britanik Toni Blair.
XS
SM
MD
LG