Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se e dërgon misionin elektoral në Irak që t'i tejkalojë pengesat deri në bartjen e pushtetit tek irakienët në 30 qershor.
Annan dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush në Shtëpinë e Bardhë diskutuan për rindërtimin e Irakut.
Pas takimit, Annan tha se të gjitha palët janë dakorduar se sovraniteti tek irakienët duhet të bartet sa më shpejt të jetë e mundur.
"Do t'u ndihmojmë irakienëve të formojnë një qeveri që është e Irakut, e cila do të punojë për t'ua siguruar atyre fatin ekonomik dhe politik", tha kreu i organizatës botërore.
Lidhur me rolin e Kombeve të Bashkuara, presidenti amerikan deklaroi:
"Jam optimist për të ardhmen e botës. Kemi shumë punë për të bërë në fusha të caktuara, por për momentin jemi fokusuar në Irakun. Dhe, siç kam thënë gjithmonë, Kombet e Bashkuara duhet ta luajnë rolin vital", tha George Bush.
XS
SM
MD
LG