Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri palestinez Ahmed Qurei tha se plani i kryeministrit izraelit për evakuimin e 17 vendbanimeve hebreje nga Rripi i Gazës është "lajm i mirë".
Më parë, Ariel Sharon tha se Izraeli është i gatshëm t'ua dorëzojë palestinezëve qytetet arabe në këmbim për vendbanimet hebreje dhe një pjesë të territoreve.
"Përgjegjësia ime është zhvillimi i Izraelit, siguria e tij dhe ekonomia. Kjo që thashë është e dhimbshme, por është përgjegjësia ime dhe do ta bëj. Sipas meje, kjo sot i duhet Izraelit për hir të ardhmërisë", tha Sharon.
Zëdhënësi i tij Ranaan Gisin tha se këmbimi i territoreve do të ndodhte nëse "terrorizmi shtypej" dhe nëse palestinezët do të ishin partner i paqes me Izraelin.
XS
SM
MD
LG