Ndërlidhjet

JOHN KERRY FITOI NË PESË SHTETE FEDERALE


Radio Evropa e Lirë Senatori John Kerry fitoi në pesë nga 7 shtetet federale në garën për nominim demokrat presidencial. Senatori John Edwards dhe ish komandanti i Natos për Evropën, Wesley Clark fituan në nga një shtet dhe kështu, sipas analistëve, ende mbeten në garë. John Kerry fitoi në Misuri, në Delavere, në Arizona, në Dakotën Veriore dhe në Meksikon e Re.

Zoti Kerry e përforcoi pozitën e tij të liderit në garën për nomimin demokrat për tu ballafaquar me presidentin aktual, George Bush në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti. Ja deklarata e tij pas shpalljes së rezultateve për suksesin e tij:
- Tash ne e udhëheqim këtë fushatë edhe për çështjen e një Amerike më të fortë, korrekte, dhe më prosperuese për të gjitha pjesët e vendit tonë. Ne do të garojmë gjithkah dhe në nëntor ne do ta mundim George Bushin.

Siç u theksua më parë, senatori John Edwards, nga Karolina e Veriut, fitoi në shtetin Karolina e Jugut, ku ai ishte lindur. Kjo ishte fitorja e tij e parë në këtë garë. Me këtë rast ai deklaroi:
- Ne ende jetojmë në dy Amerika: dy sisteme të ndryshme të kujdesit shëndetësor, dy sisteme të ndryshme publike të shkollimit, dy sisteme të taksave, dy qeveri, dy ekonomi. Nuk do të duhej të ishte kështu. Ju dhe unë së bashku do ta ndërtojmë një Amerikë që vepron për të gjithë.

Gjenerali i pensuionuar, Wesley Clark, që ishte komandant suprem i Natos gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999, arriti fitoren e tij të parë në shtetin Oklahoma. Ai u shpreh i kënaqur me këtë fitore.




Kandidati tjetër Joseph Lieberman, që ishte kandidat për zëvendës president amerikan në zgjedhjet e vitit 2000, shpalli se tërhiqet nga kjo garë. Ai foli mbrëmë vonë në Arlington të Virxhinias:
- Sonte kam vendosur që ta përfundoj garën time për presidencën e Shteteve të Bashkuara. A jam i pakënaqur...natyrisht se po. Por jam krenar nga ajo se si qëndruam në këtë fushatë.
XS
SM
MD
LG