Ndërlidhjet

PRAGË


E kuptoj se Serbia dhe fqinjët tanë janë të shqetësuar me zhvillimet në Kosovë, por Serbia nuk ka të drejtë ta "torpedojë" procesin aktual që synon pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar kryeministri Bajram Rexhepi.
Në intervistën dhënë të përditshmes gjermane 'Frankfurter Allgemeine Zeitung', Rexhepi ka shprehur gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve me zyrtarët serbë, por ka shtuar se nuk pret shumë prej këtyre bisedave.
Ai ka theksuar se nëse ndonjë ish lider i UÇK-së akuzohet nga Tribunali i Hagës, atëherë qeveria që ai drejton do të bashkëpunojë me Tribunalin për t'i sjellë ata para drejtësisë.
Rexhepi ka thënë se Bashkimi Evropian nuk e ka kapacitetin ushtarak për të mundësuar sigurinë në Kosovë, duke shtuar se shumica e shqiptarëve besojnë se këtë rol mund ta përmbushin vetëm Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG