Ndërlidhjet

PRAGË


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se duhet të zgjidhet dilema për formimin e administratës së përkohshme të Irakut, nëse vendi dëshiron të hyjë në fazën e hartimit të kushtetutës dhe të formojë qeverinë e përhershme.
Annan tha se ekipi i ekspertëve do të dërgohet në Irak por nuk e përcaktoi kohën.
"Ekipi do ta bëjë punën që i kërkohet, të përcaktojë nëse zgjedhjet janë të mundshme. Nëse jo, do ta përpunojmë sistemin elektoral që do të jetë i pranueshëm edhe për irakienët", tha Annan.
XS
SM
MD
LG