Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ambasadori amerikan në Unionin Serbi dhe Mali i Zi, Uilijem Montgomeri ka vlerësuar mbrëmë se është pyetje se sa qeveria e ardhshme e Serbisë do të mund të mbështetej në Partinë Socialiste të Serbisë në lëvizjen e Unionit kah integrimet evro-atlantike. Ai ka theksuar se këtë çështje e shtron pasi, para dy muajsh, Partia Socialiste, politikën e saj zgjedhore, pjesërisht, e ka mbështetur në Sllobodan Millosheviqin. Zoti Montgomeri ka thënë se Sllobodan Millosheviqi është njëri nga personat më përgjegjës për shkatërrimin e ish Jugosllavisë dhe për dhunën e cila në këtë rajon kishte zgjatë më tepër se një dekadë.
XS
SM
MD
LG