Ndërlidhjet

PRISHTINË


Nicholas Lamsdorf, shefi i shtyllës së katërt të UNMIK-ut, ka fajësuar anëtarët vendorë të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, se po bllokojnë privatizimin.
Sipas Lamsdorf bojkotimi i takimeve të fundit të Agjencisë nga ministrat e qeverisë së Kosovës ka shtyrë raundin e tretë të privatizimit dhe nënshkrimin e më së pakti 9 kontratave nga raundi i dytë i privatizimit.
Lambsdorf ka hedhur poshtë dhe akuzat e ngritura nga qeveria dhe komuniteti i biznesit ndaj kryetares së AKM-së, zonjës Maria Fucci.
Këto komente Lamsdorf i bëri gjatë një takimi me përfaqësues të mediave.
XS
SM
MD
LG