Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Colin Powell. Rexhepi e Powell kanë biseduar rreth "standardeve për Kosovën". Mësohet se shefi i diplomacisë amerikane ka shprehur mbështetjen për procesin e përmbushjes së standardeve.
Rexhepi është takuar dhe me Marc Grossman, nënsekretari i shtetit për cështje politike. Me zotin Grossman është biseduar puna e deritashme në lidhje me planin e standardeve, cështjen e privatizimit, si dhe për përfshirjen sa më të shpejtë dhe në mënyrë konstruktive të pakicave serbe në implementimin e standardeve.
Kryeministri Bajram Rexhepi gjatë qëndrimit në Uashington është takuar dhe me Dan Fried, drejtor për Evropën në Këshillin Kombëtar për Siguri.
Gjatë qëndrimit në Uashington Rexhepi do të ketë një numër takimesh edhe në Departamentin e Thesarit, Bankën Botërore dhe Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar.
Kryeministri Bajram Rexhepi do të marrë pjesë në ceremoninë e "Lutjeve të Mëngjesit".
XS
SM
MD
LG