Ndërlidhjet

ZAGREB


Një muzeum me fotografi nga luftërat e viteve '90 në Ballkan do të hapet në qershor në Dubrovnik të Kroacisë.
10 fotografë, që mbuluan luftërat në Kroaci, Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoni do të paraqesin fotografitë e tyre në ekspozitën me titull "Gjak dhe mjaltë", nisur nga kuptimi në turqisht i fjalës Ballkan.
"Synimi është që përmes punës së fotografëve, ndër më të mirët në botë, të edukojmë publikun", tha drejtori i muzeumit, Wade Goddard.
Organizatorët planifikojnë të organizojnë ekspozita të ngjashme me fotografi nga konflikti izrealito-palestinez dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit.
XS
SM
MD
LG