Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, ka mbrojtur ndërhyrjen ushtarake në Irak, duke e cilësuar atë si një luftë të drejtë, megjithë faktin se inspektorët nuk kanë gjetur ende armë të shkatërrimit në masë atje.
"Ne e dimë se Sadam Huseini ka synuar të armatosë regjimin e tij me armë të shkatërrimit në masë, pasi ai i fshehu të gjitha këto aktivitete nga bota, deri në ditën e fundit të regjimit të tij. Sadam Huseini kishte dhe dicka tjetër, ai i kishte përdorur armët e shkatërrimit në masë kundër armiqve të tij dhe qytetarëve të pafajshëm irakianë", tha presidenti amerikan Bush, gjatë një fjalimi në Karolinën e Jugut.

XS
SM
MD
LG