Kryeadministratori i Kosovës Harri Holkeri u bëri thirrje liderëve shqiptarë të Kosovës ta vazhdojnë dialogun e drejtpërdrejtë me Beogradin.
Në raportin në Këshillin e Sigurimit, shefi i UNMIK-ut gjithashtu e akuzoi Beogradin për zgjerimin dhe forcimin e strukturave paralele në Kosovë.
Holkeri i tha Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se progresi drejt vendimit eventual për statusin e ardhshëm të Kosovës, do të ndalet nëse palët nuk i riktheheshin dialogut. Holkeri u bëri thirrje të veçantë udhëheqësve në Prishtinë që ta tejkalojnë ngecjen e tillë.
"Është përgjegjësia e institucioneve të përkohshme të Kosovës, që në bashkëpunim me UNMIK-un, në mënyrë aktive dhe serioze, pa kurrfarë vonese të mëtejme, t'i qasen dialogut me Beogradin. Dialogu i nënkupton masat e ndërtimit të mirëbesimit dhe është shprehje e vullnetit të mirë", tha Holkeri.
Dialogu mbi çështjet praktike, siç është kthimi i të zhvendosurve, është një nga standardet e caktuara nga ndërkombëtarët përpara shqyrtimit të statusit final të Kosovës.
Holkeri gjithashtu i kritikoi serbët e Kosovës për dështimin e tyre për të marrë pjesë në planet për arritjen e starndardeve të tilla.
Ai tha se Beogradi vazhdon t'i ruajë strukturat paralele të qeverisjes te serbët e Kosovës, përkundër thirrjeve të vazhdueshme të zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara për pezullimin e tyre.
"Fatkeqësisht, Beogradi muajve të fundit e ka zgjeruar dhe forcuar praninë e strukturave të veta paralele në Kosovë. Kjo, shumë pak mund të ndryshojë, nëse nuk i përgjigjemi ashpër", tha Harri Holkeri.
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, zëvendës ambasadori James Cunningam, kërkoi nga institucionet kosovare që me sinqeritet t'u qasen realizimit të standardeve.
"Nëse institucionet e Kosovës vendosin që standardeve t'u qasen me gjysëm zemre, bashkësia ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara nuk duhet të hezitojnë ta japin një vlerësim negativ dhe ta shtyjnë procesin e përcaktimit të statusit final", tha Cunningam.
Ndërkaq, përfaqësuesi i unionit Serbi-Mali i Zi, zëvendës shefi i diplomacisë Zhelko Peroviç e kritikoi politikën e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.
"Për fat të keq, UNMIK-u nuk e ka gjetur mënyrën që procesin ta bëjë gjithëpërfshirës. Përkundrazi, ky plan, në vend të afrimit, i shërben ndarjes së mëtejme të komuniteteve dhe përfaqësuesve të tyre politikë në Kosovë", tha Peroviç.
Ndërkohë, mesazhin më të ashpër ndaj atyre që e pengojnë progresin në Kosovë, e tha zëvendës ambasadori i Britanisë në Kombet e Bashkuara John Perry.
"Procesi nuk do të prishet për shkak se dikush nga cilado anë është kundër tij. Ekstremistët e kanë patur ditën e tyre në Ballkan, dhe ata që e minojnë progresin, nuk meritojnë ta kenë fjalën e tyre në diskutimin për ardhmërinë e Kosovës", tha diplomati britanik.