Ndërlidhjet

MYNIH


Rreth 300 ministra të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-së, po marrin pjesë në takimin e 40 lidhur me politikat e sigurisë, që ka filluar sot në Mynih.Gjatë diskutimeve, sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld i shoqëruar nga ministrat e tjerë, kanë theksuar rolin e aleancës në Afganistan dhe një rol të mundshëm në Irak. Rumsfeld, me këtë rast ka thënë se "mund të ketë rol për NATO-në në Irak,për të shtuar se disa vende, anëtare të NATO-së tashmë kanë dërguar trupat e tyre atje.Takimi në Mynih, i cili jozyrtarisht ka filluar dje, ka shkaktuar demonstrata gjatë të cilave janë lënduar së paku tetë persona. Ndërkaq edhe për sot pasdite janë paralajmruar demonstrata masive në qytetin e Mynihut.
XS
SM
MD
LG