Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarë nga adimistrata e ish presidentit Clinton kishin kërkuar përfundimin e luftës në Kosovë në verë të vitit 1999, në mënyrë që konflikti të mos e dëmtonte fushatën presidenciale të Al Gore, është cituar se ka deklaruar ish komandnati suprem i Natos, Wesley Clark, në disa publikime më të reja. Në këto publikime, që kanë të bëjnë me punën 34 mujore të zotit Clark në postin e ushtarakut më të lartë të Natos, shihet se ai kishte pasur mospjatime me zyrtarë të lartë të administratës së zotit Clinton, përfshirë këtu edhe oficerë të lartë në Pentagon, raportoi Uashington Posti në botimet e sotme. Agjencia AP informon se në këto publikime nuk ishin dhënë emrat e zyrtarëve të lartë të administratës së zotit Clinton. Zëdhënësi i fushatës presidenciale të Wesley Clarkut, ka thënë se zoti Clark nuk ka dhënë komente lidhur me këto publikime. Ish këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Clinton, Sandy Berger ka thënë se çfarëdo pohimi se Shtëpia e Bardhë dëshironte përfundimin e luftës për shkaqe politike është "tërësisht i pavërtetë".
XS
SM
MD
LG