Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

MUNIH/BRUKSEL


Sekretari i përgjithshëm i Natos, Jaap de Hoop Scheffer ka deklaruar në Munih se bashkëpunimi trans-atlantik është mënyra më efikase për tu ballafaquar me kërcënimet e terrorizmit dhe me rrezikun e përhapjes së armatimit për shkaëtrrim në masë, është kumtuar sot në Bruksel. Duke folur për situatën në Ballkan, zoti Scheffer ka thënë se tash situata në Bosnjë është e tillë që mund të bëhet zvoglimi i trupave të Natos. Ai mëtutje ka theksuar se "po bisedohet për mënyrën që një përgjegjësi e rëndësishme ti dorëzohet Bashkimit Evropian". Në konferencën pëtr sigurinë globale në Munih, sekretari i përgjithshëm i Natos, Jaap de Hoop Scheffer ka thënë se "misionet e Natos në Ballkan, në Afganistan dhe ndoshta në Irak, tregojnë se aleanca mbetet organizata më efektive botërore në krijimin dhe në udhëheqjen e operacioneve ushtarake shumëkombëshe në afat të gjatë.
XS
SM
MD
LG