Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ish komandanti suprem i NATO-së, Uesli Klark i ka cilësuar si "jokorrekte" citimet e disa fjalimeve të tij, për, siç ishte transmetuar, presionet e zyrtarëve të administratës së ish presidentit Klinton, që ta përfundoj Luftën në Kosovë, në mënyrë që të mos dëmtohej fushata e atëhershme presidenciale e Al Gorit. E përditshmja Nju Jork Tajms, sot shkruan se Vesli Klark ka thënë se "asnjëherë nuk ka pasur përfshierje të politikës për të bërë presion në mua që ta përfundoj luftën para kohe". Ai mëtutje ka deklaruar se "kishte shumë besim se presidenti Klinton dhe këshilltari për siguri kombëtare, Berger do të bënin çdo që që ishte e nevojshme për të arritur sukses në Kosovë. Nju Jork Tajms, shkruan se "zoti Klark kishte bërë të ditur se ai kishte pasur mospajtime me sekretarin e atëhershëm të mbrojtjes Viliem Kohen dhe me shefin e shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane, gjeneralin Shelton". Uesli Klark, aktualisht është kandidatë për nominim demokratë presidencial në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG